Lazeri Q-Switched e ka bërë heqjen e tatuazhit më të lehtë dhe me te suksesshem duke u bërë zgjidhja më e mirë për trajtimin e çdo lloj tatuazhi (profesional, amator, kozmetik dhe traumatik). Lazeri Q-Switched përdoret gjithashtu me sukses në trajtimin e lezioneve beninje të pigmentuara (njollat e moshes, qukat, apo nishanet)
Për heqjen efektive të tatuazheve shumëngjyrëshe Synchro QS4 përdor burimin më të fundit lazer Q-Switched që ofron 4 gjatësi vale të ndryshme trajtimi: 1064 nm, 532 nm, 585 nm dhe 650 nm. Pigmenti, ose ngjyra, e një tatuazhi do të përcaktojë se cila gjatësi vale selektive është më efektive në heqjen e një tatuazhi. Këto gjatësi vale mund të përdoren në mënyrë të sigurt dhe efektive për rezultate superiore.
1064 nm Nd:YAG – ngjyra të zeza dhe të bardha (gri e errët, jeshile, blu)
532 nm Nd:YAG – ngjyra të kuqe (lejla,portokalli, kafe e celur)
650 nm Nd:YAG - jeshile
585 nmNd:YAG –blu e celur
Qëllimi ynë është të sigurojmë për klientët tanë një pajisje optimale për heqjen e tatuazhit ose trajtimin e lezioneve beninje të pigmentuar, me sigurinë totale, duke minimizuar rrezikun e lënies së shenjave, dhe duke siguruar energjinë e duhur në një mënyrë të kontrolluar dhe uniforme.
Homogjeniteti maksimal i rrezes
Një puls homogjen karakterizohet nga e njëjta sasi energjie në të gjithë zonën e kontaktit duke lejuar kështu një kontrollim maksimal te energjisë së shpërndarë dhe rrjedhimisht një minimizim të efekteve anësore të padëshirueshme që mund të vijnë si pasojë e një dozimi të pabarabartë të energjisë.
Një tipar i rëndësishëm i Synchro QS4 është maja e saj ekskluzive ne formën katrore. Maja katrore është në të vërtetë më e mira për arritjen e efikasitetit maksimal në lezionin e pigmentuar dhe trajtimin e tatuazhit sepse lejon të mbulohet e gjithë zona pa mbivendosje. Si pasojë, procesi i heqjes është sa më i njëtrajtshëm.